Futboll Kosova Sport

U BË VIRALE/ Flet djali që luante me ushtarët britanik: Nuk e dija që ekzistonte kjo FOTO…

Kosova është mposhtur për herë të parë pas 16 ndeshjesh. “Dardanët” humbën me rezultatin 5-3 në Southampton përballë Anglisë në ndeshjen e rëndësishme për fatet e kualifikimit në Kampionatin Europian.

Gjatë ditës, nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e cila është bërë virale ku shihen disa fëmijë duke luajtur futboll me pjesëtarët e KFOR-it anglez pas luftës në Kosovë.

“Portali.info” ka kontaktuar me njërin nga fëmijët që shihet në foto, i cili ka treguar emocionet që ka për ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.

Shaban Morina tashmë 32-vjeçar i cili jeton dhe punon në Prishtinë së bashku me familjen, ka thënë fotoja është bërë pas përfundimit të luftës, kur Morina ka qenë 14-vjeçar duke luajtur me shoqërinë e tij.

“Kjo foto është bërë në vitin 2000 kur unë kam qenë 14 vjeç. Fotoja është shkrepur në lagjen Dardania, ku është tash shkolla ‘Xhemajl Mustafa’ dhe biblioteka ‘Hivzi Sylejmani’. Aty kemi qenë duke luajtur si shoqëri, ku ka qenë edhe futbollisti i njohur Mentor Zhdrella, Artan Sylaj dhe disa shokë të tjerë. KFOR-i britanik kanë qenë të vendosur në ‘banesat e gjelbërta’ dhe herë pas here kanë kaluar andej për shkaqe sigurie, ku edhe kanë ndaluar për të luajtur me ne ose për të na mësuar ndonjë fjalë anglisht, ndërsa ne i mësonim atyre fjalë shqipe”, shpjegon me emocione Morina.

Më pas, Morina ka thënë se nuk e di kush e ka bërë këtë foto dhe është ndjerë i befasuar kur e ka parë duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, pasi nuk ka qenë në dijeni se ekziston një foto e tillë.

“Kur e kam parë këtë foto më janë përsëritur emocionet e vitit 2000, kur edhe pse i kemi parë pjesëtarët e KFOR-it të armatosur, ne jemi ndjerë mirë dhe të sigurt me ta. Nuk e kam ditur se ekziston kjo foto dhe jam ndjerë i befasuar kur e pashë”, ka thënë Morina.

Ai ka shpjeguar se në atë kohë e gjithë shoqëria e kanë pasur ëndërr që të bëhen futbollistë, ku disa prej tyre edhe janë bërë, ndërsa ka thënë se ka qenë ndjenjë e veçantë të luanin me KFOR-in britanik në atë kohë pasi që kanë imagjinuar se po luan Kosova me Anglinë, ndërsa sot pas 19 vitesh kjo ëndërr u bë realitet.

 “Disa nga shokët që kemi qenë aty e kanë vazhduar ëndrrën e tyre për t’u bërë futbollistë dhe ia kanë arritur, unë e kam ndaluar shkaku i një lëndimi por e kam ende hobi dhe luaj…”, ka thënë Morina.

Related posts

DËSHIRON TË LUAJË NË “CAMP NOU”/ Mathiijs De Ligt kërkon garanci nga Barcelona, ja kushti

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Macja i “rrëmben” vëmendjen sulmuesit të Brazilit, ja çfarë ndodhi

F.autor

DOGJI FLAMURIN SHQIPTAR/ Ishte në BURG: Ivani i “TMERRSHËM” kthehet në tifoz “shembullor”

Isa.Autor

Leave a Comment