Futboll Sport

UDHËTOI DREJT BELGJIKËS/ Stafi mjekësor vlerëson dëmtimin e Hazard, ja kur do të debutojë

Sulmuesi i Reali të Madridit nuk do të jetë pjesë e Kombëtares belge për ndeshjet kualifikuese të Euro2020 për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Ai udhëtoi dje drejt Belgjikës, por stafi mjekësor i ekipit vlerësoi se dëmtimi i tij është delikat dhe se nuk ishte në gjendje të luante, pasi rrezikonte të bëhej më keq.

Tashmë 28-vjeçari do të vazhdojë rikuperimin në Spanjë që të jetë gati të debutojë kundër Levantes në datë 14 shtator.

Reali i Madridit mund të qetësohet tashmë pasi Hazard nuk do të luajë për Belgjikën, pasi ishte e pamundur për të.

Ai do të humbasë kualifikueset kundër San Marinos dhe Skocisë në datë 6 dhe 9 shtator.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Edy Reja firmos kontratën e re me Dukën, ja objektivi i vendosur nga FSHF

Delo.autor

GOLI I VITIT NË ITALI/ Ish-talenti i Chelsea i mahnit të gjithë me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

FRANCË-SHQIPËRI/ Tifozat “Kuq e Zi” MOTIVOJNË çunat e Kombëtares nga Parisi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment