Futboll La Liga Sport

VALVERDE MERR LAJMIN E MIRË/ Gati për rikthimin në fushë sulmuesi i Barcelonës…

Sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, mund të rikthehet në fushë më shpejt nga sa mendohet. Ai u dëmtua në javën e parë të La Liga, duke lënë fushën e lojës pas vetëm 20 minutash, një mungesë e madhe për trajnerin Ernesto Valverde në javët që pasuan.

Barcelona ka zhgënjyer këtë seozn, me vetëm 4 pikë në kampionat: 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Sipas “AS”, lojtari synon të jetë në fushë fundjavën e ardhshme, në ndeshjen që skuadra e Barcelonës do të luajë në kampionat ndaj Valencia.

Një rikthim i rëndësishëm në sulmin e ekipit katalanas, që në këto moment ka shumë nevojë. U përfol se Luis Suarez do të rikthehej më vonë, në fund të shtatorit. Gjithsesi, uruguajani ka punuar fort gjatë kësaj periudhe për të qenë gati pas pushimit të kampionatit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi kualifikohet duke eleminuar modestët e Valletas

Isa.Autor

Prapaskena, Pogba mund të përfundonte te Nocerina

Q.Autor

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Tensione në Los Angeles-America. Trajneri goditet dhe më pas merr të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment