Futboll Ligue 1 Sport

“VËSHTIRËSI NË SHUMË YJE”/ Di Maria frikë për PSG-në: Të gjithë duan të…

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, ka folur pa doreza për rivalitetin në ekip dhe ka theksuar se ka vështirësi kur ka shumë yje në skuadër. Argjentinasi luan prej vitesh në Paris, por ka mbetur në hijen e Neymarit, Mbappesë dhe Cavanit. Ai është gjithmonë i gatshëm dhe vendimtar për kampionët e Francës duke u kthyer në senator.

Lojtari me eksperiencë shprehet se menaxhimi i skuadrës ka vështirësitë e veta kur ka shumë yje në ekip. “Ndonjëherë është e vështirë kur ke shumë yje në skuadër. Është normale që Cavani, Mbappe dhe Neymar gjithmonë duan të shënojnë”, – u shpreh ai.

Afrimi i Mauro Icardit mund të hapë një çështje tjetër dhe duket se francezët mund të vuajnë jo pak. Trajneri Thomas Tuchel ka një punë të vështirë në përcaktimin e formacionit dhe menaxhimit të aq shumë lojtarëve “big”.

Related posts

LËSHON NJË DEKLARATË/ Legjenda Totti: Futbolli i kohës sime ishte pasion, sot lojtarët rendin pas parave

Delo.autor

E KA NË GJAK/ “Bëmë baba të të ngjaj”: Lojtari i REALIT realizon të njëjtën gjë si 29 vite më parë (VIDEO)

Isa.Autor

KLAUS GJASULA DO VIJOJË TË LUAJË NË GJERMANI/ Klubi i tij i ofron rinovimin

F.autor

Leave a Comment