Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHIMI” I PAZAKONTË I GUARDIOLËS/ Trajneri akuzon gjyqtarët: Vetëm lojtarët e Manchester Cityt marrin karton

Pep Guardiola ka aluduar se gjyqtarët favorizojnë kundërshtarët e Mançester Siti dhe kjo shihet më mirë në ndeshjet që skuadra e tij zhvillon në fushën e Mançester Junajtid apo Liverpulit. Në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme kundër Liverpulit, Guardiola iu bë protagonist i një shpërthimi të pazakontë teksa kërkoi largimin me karton të kuq të Milner.

Ky i fundit, ishte ndëshkuar me të verdhë dhe ndaloi në mënyrë të dukshme të parregullt Bernardo Silvan. Por gjyqtari bëri shenjë që loja të vazhdonte ndërsa Guardiola shprehu gjithë inatin e tij ndaj gjyqtarit të katërt, Majk Din, me fjalë dhe gjeste që zgjatën për disa minuta, pasi ai ishte i inatosur edhe kur u ul në pankinë. Milner mund të ndëshkohej në atë moment me karton të verdhë dhe do të ishte i dyti për të, duke i dhënë një avantazh të ndjeshëm Sitit në pjesën e dytë të takimit, në sfidën e cila u mbyll më pas me shifrat 2-2.

“Ky është një karton i verdhë. Është shumë e qartë, por ky është “Anfild”, si në ”Old Traford”. Në situata të tilla, një lojtar i Sitit nxirret me të kuq, 100%. Gjithsesi, ne ia dolëm në këtë situatë dhe bëmë 1-1, 2-2. Interpretimi i ngjarjeve nga gjyqtarët shpesh është i paqartë”, tha trajneri spanjoll pas sfidës.

Related posts

Vjen një tjetër refuzim i bujshëm për stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

Ramos flet për incidentin: Ja çfarë ndodhi me Messin

Delo.autor

Anglia nuk ndalet ndaj Nigerisë. Gary Cahill shënon golin e parë për “Tre Luanët” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment