Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ “Çmendet” Partizani, siguron pasuesen e kombëtares amerikane

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra vijon të fuqizohet ndjeshëm në merkato. Klubi i “kuq”, përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshje me organizatoren amerikane Kaylee Manns.

Bëhet fjalë për një blerje “big”, pasi Manns, 31 vjeçe, është ish-pasuesja e kombëtares amerikane të volejbollit. Ardhja e saj te skuadra kampione e Shqipërisë është një sinjal i fortë se Partizani ka pretendime të mëdha në Champions League, ku do të luajë dhe debutojë sezonin e ri.

Te Partizani kanë ardhur këtë verë edhe volejbollistja sllovake Romana Hudecova dhe ajo turke Yeliz Basa si dhe 4 volejbolliste nga kampionati kombëtar, që e kanë rritur ndjeshëm potencialin e ekipit kryeqytetas.

Në fazën eliminatore të Champions League, Partizani do të luajë ndaj ekipit boshnjak të Zok Brcko. “Ne nuk duam thjesht të luajmë në këtë kompeticion, por të lëmë gjurmë aty. Këto përforcime janë të rëndësishme, pasi e kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe synojmë të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”, tha Rogert Huqi, president ii Partizanit.

Kaylee Manns, the new transfer from USA National Team,. Welcome to our family “PARTIZANI”

Gepostet von Partizani – Volleyball Femra am Donnerstag, 5. September 2019

Related posts

Lojrat Mesdhetare: Boksieri Zeneli i siguron medalje Shqipërisë, Smajlaj në finalen e kërcimit

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ E kërkon Milani dhe Roma, skuadra e Torinos fikson çmimin për yllin Belotti

Delo.autor

NISMA GJENIALE/ Në Francë çdo gol do të vlejë 500 euro këtë fundjavë

Delo.autor

Leave a Comment