Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Klubi i Serisë A shtyn rinovimin me trajnerin, dridhet stoli i Pirlos

Pavarësisht 64 pikëve në 33 javë me Lacion, për të tretin vit radhazi rinovimi i Simone Inzagit nuk vjen. Të shtunën, trajneri pati një bisedë me presidentin Klaudio Lotito, duke e shtyrë takimin në fund të kampionatit: me fjalë, nuk ka asnjë mundësi divorci, por mungesa e rinovimit vazhdon të mbajë në ankth popullin lacial.

Ndoshta pritet të vendoset në bazë të kualifikimit të bardhekaltërve në Champions. Inzagi dëshiron që të qëndrojë në rast se do të ketë një vlerësim më të madh financiar në marrëveshjen e re, një sforco e cila do të varet nga kualifikimi i skuadrës në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Për sa kohë nuk ka firmë, zërat që e shohin Inzagin në stolin e Juventusit vazhdojnë të jenë ende në qarkullim. Pirlo e di mirë se sa i pasigurt është stoli i tij në Torino.

Related posts

E KONFIRMON GAZETA SPANJOLLE/ Sulmuesi i njohur kërkon shtëpi në Barcelonë, ja arsyeja…

Delo.autor

NUK IU BESON DOT SYVE/ Shikoni rastin flagrant të humbur ditën e djeshme në Bundesligë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT TEK ARSENAL/ Fabregas: U detyrova të largohesha nga Arsenali!

Delo.autor

Leave a Comment