Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Sadiku largohet nga Levante, por jo edhe nga Spanja

Armando Sadiku është larguar edhe zyrtarisht nga Levante, mirëpo jo edhe nga La Liga.

Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës spanjolle, mirëpo që nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadër.

Reprezentuesi i Kombëatres së Shqipërisë ka arritur ta kompletojë transferimin te Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Një lajm i mirë ky për Sadikun, që nuk po gjente asnjë hapësirë të mundshme te Levante, derisa do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit te rivali i tyre.

Trajneri Lopez e kishte nxjerrë tërësisht jashtë projektit duke mos e grumbulluar për asnjë ndeshje të vetme në “La Liga”.

Sadiku te Malaga do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi bën pjesë edhe mesfushori Keidi Bare.

Related posts

DRAMË NË BOTËROR/ Shokohet Gjermania, eleminohet që në grupe: Kalojnë Spanja me Japoninë

F.autor

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Spektakël i Kukësit, i jep leksion Tiranës dhe rihap kampionatin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment