Futboll Sport

“AGJENTI MË MORI PARATË DHE U LARGUA”/ Historia e trishtë e sulmuesit nigerian: Te Lazio më shkatërruan karrierën…

Sani Emanuel ishte një nga lojtarët më të talentuar në vitin 2009, teksa tregoi një formë shumë të mirë, duke fituar Kupën e Botës për 17-vjeçarë me Nigerinë, duke u zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i kompeticionit.

Megjithatë karriera e tij mori tatëpjetën pasi kaloi te Lacio, ku ai thotë se aty i shkatërruan karrierën. Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi nigerian tregon se agjenti i tij i mori lekët dhe u largua, gjithashtu tregon se Lacio e kishte huazuar pa dëshirën e tij.

Prej 4 vitesh lojtari është jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimit, por tani ai shpreson që të rikthehet përsëri në futboll dhe në Europë: “Kam qenë një djalë me shumë ëndrra, por në Romë disa njerëz e shkatërruan karrierën time.  Pas humbjes ndaj të rinjve të Interit, filluan edhe problemet. Duke filluar që nga ish-agjenti im, emrin e të cilit nuk dua ta tregoj. Ai vodhi paratë e mia dhe iku, askush nuk e di se çfarë ndodhi me këtë. Po kërkoj një avokat të mirë për të marrë të paktën një pjesë të atyre parave, pasi tashmë kam humbur gjithçka.

Ky ishte vetëm fillimi. Kam qëndruar dy vjet në Romë i vetëm fare, pa kujdesjen e askujt. Më pas Lacio më huazoi te Salernitana, pa vullnetin tim, dhe më pas në Zvicër dhe Greqi. Mauro Zarate ishte një lojtar i shkëlqyer, ai më tha të mos dorëzohem asnjëherë, duke më thënë se gjithçka që po më bënte Lacio do të merrte fund.emmanuel_sani1-kEOG-U350675462638HMD-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Në 2014 unë përfundova kontratën me Lacion, dhe shkova të luaja në Izrael me Beitar Jeruzalem, por aventura ime aty nuk shkoi mirë, pasi unë pësova një dëmtim dhe u riktheva në Nigeri për të bërë operacionin. Çdo gjë i përket të kaluarës, tashmë unë shpresoj të kem një shans tjetër, pasi ende dua të luaj futboll. Dua ta shikoj përsëri botën me ngjyra.”, përfundoi 26-vjeçari.

Related posts

“KUSH DO TË LUAJË DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ? Ibrahimovic dorëzohet: Për atë është më e lehtë

Delo.autor

Foto nga stërvitja/ RONALDO ndihet në formë pas LOTËVE në “Mestaja”

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ KEITA kënaq Spaletin, sa shumë alternativa në sulm për INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment