Futboll Sport

“AI ËSHTË I DESTINUAR PËR TË THYER REKORDE”/ Mendez garanton: Për 3 vite, CR7 do kalojë edhe Pele me bluzën…

Më shumë sesa siguria mbi cilësitë prej përbindëshi të golit të Kristiano Ronaldos, deklarata e menaxherit të tij, Zhorzh Mendez, është “muzikë” për veshët e tifozëve juventinë, pasi duket e sigurt se sulmuesi portugez do të respektojë kontratën e nënshkruar me torinezët deri në vitin 2020.

“Fakti që Kristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 700 golave mund t’i habisë shumë të tjerët, por jo mua, sepse nuk kam pasur kurrë dyshime se një futbollist si ai është i destinuar për të thyer rekord pas rekordi. Madje, jam po aq i bindur se Kristiano do të thyejë edhe 61 golat zyrtarë që e ndajnë nga legjenda Pele (761 në 821 ndeshje i njihen nga statistikat, ndonëse shifra tjetër flet për 1281 gola në 1363 takime). Madje, këtë do ta bëjë me fanellën e Juventusit, sepse për një si Ronaldo nuk ka limite. Përkundrazi, çdo vit që kalon ai bëhet një futbollist edhe më i kompletuar dhe më e mira e tij duhet ende që të vihet në skenë”.

kristiano ronaldo

FLET EDHE KEIROZ

Fjalë të ëmbla këto nga ana e menaxherit të tij, por edhe një prej ish-trajnerëve të Ronaldos në kombëtare dhe te Mançester Junajtid (ishte ndihmës i Fergusonit) nuk ngurron që ta përgëzojë.

Ronaldo 700

“Viti i parë te Juventusi ishte ai i një ambientimi me një futboll shumë herë më defensiv dhe më të ashpër sesa ai spanjoll, por e vërteta është që Ronaldo e theu sërish murin e 30 golave, por sivjet mund ta kapë lehtësisht atë të 40 golave, duke parë edhe faktin se në krye të Juves ka ardhur një trajner me ide sulmuese si Sarri. Një lojtar si Kristiano lind një herë në gjysmë shekulli, prandaj shumë prej nesh duhet të jenë krenarë që kanë parë në aksion një futbollist të nivelit të tij. Mjafton të shohësh sesi ka arritur që të tërheqë edhe një kombëtare të vogël si Portugalia në dy suksese kontinentale, si Europiani 2016 dhe Liga e Kombeve, për të kuptuar madhështinë e Kristianos. 700 gola në karrierë janë një shifër fantastike, por ka ende disa vite para për ta dërguar edhe më lart këtë numër dhe për të mbetur përjetësisht në historinë e këtij sporti”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kakofoni zërash për rinovimin e Messit, Laporta zbulon gjithçka për herë të parë

Delo.autor

Çështja Ozil/ Vjen kundërpërgjigja e Federatës Gjermane të Futbollit

Isa.Autor

FLET PËR YLLIN KOSOVAR TË EKIPIT/ Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt: Kundërshtarët kanë frikë kur ai…

Delo.autor

Leave a Comment