Futboll Sport

NË “AIR ALBANIA”/ Konfirmohet miqësorja e parë e Shqipërisë me Silvinjon në stol

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore në datën 23 mars, vetëm katër ditë përpara sfidës në transfertën kundër Polonisë, e para në Grupin E për kualifikueset e Euro 2024. Sipas udhëzimeve të trajnerit Silvinjo, që kërkonte një rival të lehtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Uzbekistanin, që skuadër që renditet shumë poshtë kuqezinjve në renditjen e përgjithshme të FIFA.

Ajo do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet vetëm tre ditë përpara kësaj sfide. Sipas programit, ndryshe nga e shkuara ku skuadra kishte si pikë takimi dhe stërvitjeje bregdetin e Durrësit, këtë herë ajo do të përgatitet në Tiranë.

Ky do të jetë grumbullimi i parë për Silvinjon, trajneri që mori drejtimin e përfaqësueses shqiptare të futbollit pas largimit të Edi Rejas.

Tekniku do të ndjekë nga afër futbollistët, ndërsa do të debutojë në pankinën kuqezi pikërisht në miqësoren kundër Uzbekistanit. Kjo ndeshje do t’i lejojë brazilianit të krijojë një ide më të qartë për skuadrën që do të zbresë në fushë kundër Polonisë, kundërshtarja më e fortë të Grupin E për eliminatoret e Euro 2024.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LITUANISË NË “AIR ALBANIA”/ Hysaj: Ndodhi që gabuam mendimin e pasimit, duhet të…

Delo.autor

Manchester City i ‘zhytur’ në luks, shpenzoi 313 milionë euro për merkato

Q.Autor

DINAMO KËRKON SHKËPUTJEN/ Sfida në Vlorë vendos shumë. “Nëndetësja” synon të përfitojë nga gabimi i Partizanit

F.autor

Leave a Comment