Futboll Seria A Sport

“NDESHJA ME DORTMUND SI NJË FINALE”/ Flet trajneri Conte: Jemi skuadra e dytë në Itali që kemi…

Interi do të presë në shtëpi Borusia Dortmund, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat, e cila do të përcaktojë shumë për sa i përket kalimin në fazën tjetër. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Interit, Antonio Konte, i cili e vlerësoi kundërshtarin maksimalisht, por tha se do luajnë vetëm për fitoren: “Ndeshja me Dortmundin si një finale? Të thuash se kjo ndeshje është si një finale, është e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë. Por, është thjesht një ndeshje, finalet vijnë më vonë. Ne duhet të marrim tre pikët kundër çdo skuadre, jo vetëm ndaj Dortmundit. Ne kemi punuar që nga fillimi për këtë, dhe mund të kishim bërë më mirë kundër Slavias, por edhe ndaj Barcelonës.

Mungesat? Nuk dua të flas për mungesat e skuadrës sime, apo të kundërshtarit. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë një skuadër e fortë, të cilët kanë lojtar shumë të mirë.

Jan ëdisa situata që kërkojnë shumë punë në stërvitje, është e pashmangshme që këto të ekzistojnë kur mbërrin një trajner i ri me ide të reja. Por le ta shohim edhe nga një këndvështrim tjetër, pasi në jemi skuadra e dytë që ka shënuar më shumë, pas Atalantës. Lautaro duhet të punojë akoma më shumë, nuk duhet të mendojë se goli është e vetmja gjë e rëndësishme për sulmuesin. Ai më pëlqen shumë kur punon me ekipin.”, u shpreh tekniku italian.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tottenhami për të mbajtur Kane dhe Pochettino do të sakrifikojë yllin…

Delo.autor

LUAJTI NË NDESHJEN E DYTË KUALIFIKUESE/ Ramos vërshëllehet në Maltë për 90 minuta, Ja motivi që do iu habisë

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri Klopp refuzoi mesfushorin e Bundesliga-s. Ja emri dhe shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment