Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Partizani mbetet në krye të renditjes, “Velindorët” kënaqet me pikën

Është mbyllur në barazim 0-0 supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadra vijnë në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Lufrëtarit me rezultatin 4-1.

Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pakë.

Related posts

Pronari i Inter marrëveshje 400 milionë dollarëshe për aksionet e Dc United

Sadik.Autor

YLLI FRANCEZ SHPALL HAZARD SI LOJTAR I PREMIER/ Olivier Giroud: Është shumë i mirë dhe shumë i fortë…

Delo.autor

ËSHTË GOLASHËNUESI MË I MIRË I KAMPIONATIT/ Statistikat e CR7-ës, sezon i “dështuar” për standardet e tij

Delo.autor

Leave a Comment