Futboll Kategoria Superiore Sport

NDALEN “UJQËRIT E DËBORËS”/ Flamurtari i merr një barazim në Vlorë

Pjesa e parë nisi me një qarkullim të mirë të topit të korçarëve, dhe pas disa sulmeve, zhbllokimi i rezultatit erdhië në minutën e 23-të, nga Dejvi Bregu. Pas një aksioni nga e majta, vlonjati u gjend i lirë dhe tundi rrjetën.

Por, ekipi i drejtuar nga trajneri i komanduar Luan Birçe reagoi, dhe vetëm në minutën e 41-të, ishte Xhevahir Sukaj, që shtyu topin drejt rrjetës pas një topi të ardhur nga e majta, dhe në barazim u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, teknikët bënë lëvizjet e tyre, dhe patën raste në të dyja portat, edhe pse jo aq të pastra. Deri në fund, edhe pse vendasit shfaqën më shumë dëshirë, rrjetat nuk u tundën më.

Në fund, Flamurtari e Skënderbeu ndanë nga një pikë. Tashmë, Skënderbeu shkon në 14 pikë, dhe mban vendin e shtatë, ndërsa ende në fundin e renditjes Flamurtari, me 3 pikë në total.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si lojtari i shpëton zjarrit në hotel duke u varur nga kati i 11-të (VIDEO)

Delo.autor

Rubens Barrichello rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Sadik.Autor

Ja kush janë 10 lojtarët më të shpejtë të Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment