Futboll La Liga Sport

BILANCI NEGFATIV/ Barcelona duhet të arkëtojë 124 milionë euro nga merkato, ja futbollistët që pritet të shiten

Që bilanci i Barcelonës të dalë pozitiv edhe në aspektin ekonomik, duhet që drejtuesit të bëjnë shitje 124 milionë euro në merkaton e ardhshme. Edhe pse koha për merkaton është larg, gjithçka ka nisur të lëvizë për sa u përket largimeve. Disa prej tyre mund të ndodhin që në merkaton e janarit dhe në zyrat e klubit ka një plan konkret për këtë.

Rakitiç- Tani nuk është më sekret që Rakitiç nuk konsiderohet më pjesë e projektit të Barcelonës. Me numrat në duar, ai është gati që të largohet në merkaton e janarit. Donte ta bënte këtë gjë që në verë, kur kuptoi se Valverde nuk mbështetej më tek ai. Tani e ka akoma më të qartë. Interi ka shfaqur interes për Rakitiçin, por edhe skuadra të tjera si Junajtid dhe Juventus nuk mbeten pas.

Vidal- Ka edhe emra të tjerë që kanë shumë opsione reale për t’u larguar nga klubi. Një prej tyre është Arturo Vidal. Edhe për kilianin ka shfaqur interes Interi i Antonio Kontes. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe që Barcelona të nxjerrë para duhet ta shesë tani në janar ose maksimumi në verë. Vlera e tij në merkato është afro 20 milionë euro.

Malkom- Ekzistojnë dy operacione që kanë nisur që nga vera e kaluar. Një është transferimi i Malkomit te Zeniti për 40 milionë euro. Por kjo shifër nuk shkon e gjitha në bilanc. Barcelona do të kishte vetëm 8.2 milionë euro fitim nga kjo lëvizje dhe duhet që të amortizojë humbjen 32.8 milionë euro. Afrimi i brazilianit është bërë në bilancin e fundit.

Kutinjo- Lëvizja e dytë që ka nisur në verë është shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë për brazilianin Kutinjo. Bajerni ka një opsion për blerjen e tij për 120 milionë euro. E nisi sezonin mjaft mirë, por tani kanë nisur kritikat e para drejt tij. Nëse Bajerni do ta blinte kartonin, atëherë në bilancin e Barcelonës do të shkonin +40 milionë euro dhe do të ishte një shitje strategjike për klubin.

Umtiti- Problemet fizike që ka Umtiti shqetësojnë shumë dhe kjo do të thotë se ai mund të largohet në verë. Barcelona nuk kërkon të mbajë në skuadër një futbollist që nuk ofron garanci. Në listën e largimeve janë gjithashtu edhe Kukureja, Karlos Perez dhe Vague.

Related posts

MERKATO/ Igli Tare blindon dy “diamantet” e Lazio

Q.Autor

Lehmann largohet sërish nga Arsenal/ Gjermani “thumbon” trajnerin Emery

Isa.Autor

Lanë Botërorin, Japonia i ofron pankinën ish-kampionit të botës

Isa.Autor

Leave a Comment