Boks Sport Të tjera

“JAM GATI TË PËRBALLEM”/ Tyson Fury provokon rivalët: Ata të dy i mposht brenda një nate

Boksieri britanik Tyson Fury, ka thymbuar sërish dy rivalët e tij të këtij Divizioni, patriotin e tij Anthony Joshua e ukrainasin Oleksandr Usyk, se mund t’i mposhtë të dy brenda një nate. Fury pritet të duelojë në fund të prillit ndaj Dillian Whyte dhe ka nisur përgatitjen për këtë sfidë. Ndërkohë që Joshua e Usyk do të zhvillojnë në maj revanshin e tyre.

“Jam gati të përballem me Usyk 7 herë në javë dhe gjithnjë e mposht. E sfidoj të duelojmë edhe në kopshtin e shtëpisë së tij. Përballem me Joshua dhe Usyk brenda një nate dhe i mund që të dy. Ata nuk kanë asnjë peshë për mua, janë dështakë krahasuar me mua”, u shpreh për mediat britanike Tyson Fury, i pamposhtur në ring gjatë karrierës së tij.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një asist “MAGJIK” nga Fati, Pique ndëshkon Dynamo Kyiv (VIDEO)

Delo.autor

E ardhmja e Milan, Mirabelli “ngoh zemrat” e tifozëve

Sadik.Autor

LEGJENDA E TENISIT/ Federer zbulon ëndrrën sekrete në grand slamin e Wimbledonit

Sadik.Autor

Leave a Comment