Futboll Sport

ÇËSHTJA E PORTIERIT TEK KOMBËTARJA GJERMANE/ Flet Neuer: Kemi një marrëdhënie të…

Çështja e portierit tek kombëtarja e Gjermanisë, është një nga temat më të nxehta dhe më të diskutuara  për momentin në ekipin e drejtuar nga Lëv.

Portieri i Barcelonës, Ter Shtegen ka shfaqur pakënaqësi ndaj trajnerit, për faktin se ai gjithmonë aktivizon Nojerin si titullar. Diçka që të bënë të mendosh, se marrëdhënia midis dy portierëve nuk është më e mira e mundshme. Megjithatë Nojer mohon se ka mungesë harmonie midis dy lojtarëve, të cilët janë në garë për një vend titullari te Gjermani.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, portieri i Bajernit është shprehur se në Kombëtare janë disa portierë shumë të mirë: “Ter Shtegen luajti shumë mirë kundër Argjentinës. Ne kemi portierë shumë të mirë në ekip, Me Bernd Leno dhe Kevin Trap. Nuk kemi asgjë problem me njëri-tjetrin, ndryshe nga ajo që është raportuar.

Tërheqja pas Euro2020? Nuk e kam thënë diçka të tillë. Unë ndihem mirë dhe po tregoj performanca shumë të mira. Nuk po mendoj t’i jap fund karrierës sime.”, u shpreh gardiani gjerman.

Related posts

“EURO 2020″/ Luzitanët përfitojnë një penallti, “Përbindëshi” Ronaldo nuk fal dhe shkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

GAFA EPIKE E FENERBHAÇES/ Ngatërroi llogarinë e Empolit me një kompani automjetesh në Holandë, turqit depozitojnë…

Delo.autor

REAL MADRID-HUESCA/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Ceballos

Delo.autor

Leave a Comment