Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA GOLI NDAJ GJERMANISË TEK ARRATISJA NË FRANCË/ Rrëfimi special i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, ishte i ftuar special në emisionin “EUROMANIA” të moderatores, Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Në një lidhje live nga “Skype”, shkodrani foli për sfidën Portugali-Hungari dhe Francë-Gjermani, teksa ndau disa momente speciale nga jeta e tij, goli i shënuar ndaj Gjermanisë me fanellën e Kombëtares shqiptare si dhe arratisja në Francë.

ROLI I KAPITENIT- Kapiteni ka të bëjë me liderin dhe karakterin e futbollistit që prezanton vlerat e profesionistit që respektohet nga grupi dhe demonstron shembullin si punohet, jetohet dhe sillesh si profesionist.

Kur ke privilegjin të përfaqësosh qoftë klubin apo kombëtaren, përgjegjësia është më e madhe, sytë janë te lideri. E pamë shumë bukur rolin e kapitenit në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Kjaer tregoi vlerat e një sportisti të madh. Kapitenat janë për të dhënë shembullin e tyre. Sporti është më i bukur dhe jeta është më e këndshme me njerëz të tillë.

PARASHIKIMI I NDESHJES PORTUGALI VS HUNGARI- Jam shumë kurioz të shikoj Hungarinë, e kemi kundërshtar të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit. Dje Polonia zhgënjeu, sot do të shikojmë Hungarinë. Portugali ka grup të talentuar futbollistësh, udhëhiqen nga Ronaldo. Do të jetë një ndeshje e luftuar. Mendoj dhe besoj se Portugalia do ta fitojë ndeshje.

GOLI NDAJ GJERMANISË- E kujtoj shpesh golin ndaj Gjermanisë. As Brazili nuk i kishte shënuar 3 gola Gjermanisë në Gjermani. Ne gjetëm kurajo, u bashkuam si grup, u bë një ndeshje spektakolare me 7 gola. Gjermania shënoi golin e fitores me Bierof në minutën e 93-të. Kam qenë 4 herë kapiten i Shqipërisë, kam luajtur 6-7 ndeshje kundër Gjermanisë të madhe, kemi bërë paraqitje dinjitoze.

Gjermania është një prej kombeve më të forta dhe më të zhvilluara, ne ishim një komb i brishtë. Paraqitjet tona i hapën derën shumë futbollistëve shqiptarë, u prezantuan me dinjitet dhe kokën lartë. Na përfaqësuan denjësisht. Sot kemi shumë mundësi, liria është shumë më e madhe. Kemi pak lojtarë të futbollit shqiptar që na përfaqësojnë në futbollin gjerman.

Sokol Prenga, u fut në lojë në 10 minutat e fundit, humbi një top në mesfushë dhe neglizhoi në markim, Bierof ishte i pambuluar në qendrën e mbrojtës dhe Strakosha e pa topin në rrjetë.

FRANCA DHE GJERMANIA- Janë shumë të forta se atëherë. Futbolli modern është bërë shumë agresiv dhe me shumë dinamizëm. Është një stil tjetër i të luajtur futboll. Trajnerët gjermanë janë më të suksesshmit e momentit. Por edhe Deshamp ka një karrierë të suksesshme. Një finale në ndeshjen e parë të grupit të tyre. Kanë grupe të talentuar futbollistash.

PËRBALLJA E 1991 ME FRANCËN DHE LARGIMI NGA SHQIPËRIA- Ishte marsi i 1991. Luaja me Dinamon, 1 javë apo 2 javë para se të nisesha, mora vesh që vëllai im qe larguar për në Itali dhe nuk kishim asnjë lajm. Prindërit mu lutën që mos të rrija në Francë. Kur mbërrita në Francë, më telefonoi vëllai që ishte mirë, aty e mora vendimin për të qëndruar, për të kërkuar azil, për të pasur shansin, për të provuar veten. Ka qenë e pamundur në ato vite të pranoheshe në vendet Europiane. Kam qenë i bindur dhe kam sakrifikuar shumë.

Ka qenë trampolina e parë e ime. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, thyeva kaviljen e djathtë, mu refuzua azili. Quhesha i priviligjuar dhe jo i torturua në vendin tim. Aty kuptova që njeriu kur ka kurajo nuk dorëzohet. Unë nuk jam dorëzuar. Kam punuar shumë, Ronaldo punon shumë, por ka teknologjinë dhe mbështetjen. Por unë kam qenë natyral në mundësitë e mija. Puna ka qenë e madhe, kam ngrënë kam pirë, kam fjetur me futbollin.

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË TEK MANCHESTER CITY/ Tifozët i zbulojnë adresën e shtëpisë, Grealish surprizon me vendimin

Delo.autor

SUPER MERKATO/ Nuk ndalet Flamurtari, pret edhe dyshen Cale-Torassa

Isa.Autor

UEFA MERR VENDIMIN/ Ja ultimatumi dhe data për stadiumet me publik për “Euro 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment