Futboll Sport

“SHKËLQEN ME EKIPITET E VOGLA”/ Ish-lojtari argjentinas kritika: “Pleshti” nuk mund të krahasohet kurrë me…

Leo Mesi është idhulli i shumë tifozëve të Barcelonës, por edhe të Argjentinës, për atë që ai ka treguar në futboll. Argjentinasi ka qenë protagonist në fitimin e shumë titujve me Barcelonën, por ndryshe nga katalanasit, ai nuk ia ka dalë të bëjë të njëjtën gjë te kombëtarja e tij.

Kritika se ai nuk jep më të mirën në ndeshjet e mëdha, 32-vjeçari i ka marrë nga ish-portieri argjentinas Hugo Gati. Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se ylli i Barcelonës është shumë larg nga legjendat e tjerë: “Unë nuk jam një anti-argjentinas apo anti-Mesi, por derisa ai të luajë mirë në ndeshjet e vështira, ai do të jetë thjeshtë një lojtar i ndeshjeve në shtëpi. Është shumë e lehtë të luash në shtëpi, në tokën tënde të vogël. Mesin e shohim të luajë mirë më ekipet e dorës së dytë.

Pse ai nuk luan njëjtë në Ligën e Kampionëve, apo me Argjentinën në Kupën e Botës… Atje zhvillohet një luftë e vërtetë, siç bënte Maradona, Di Stefano apo Pele. Edhe unë e dua Mesin, por ai nuk luan në ndeshjet e mëdha. Në ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve ai nuk e ka prekur topin fare, njëjtë siç ndodh te Argjentina.5db9c2ff31ca2

Ky është realiteti dhe nuk duhet ta lëndojnë këto që po them. Shpresoj që ai të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën dhe të ma mbyllë gojën mua dhe shumë njerëzve të tjerë. Mesi nuk mund të krahasohet me Maradonën.”, përfundoi 76-vjeçari.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një krosimi të jashtëzakonshëm nga Acuna, De Jong shënon një SUPER GOL ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

SHTOHEN RASTET E TË PREKUVE ME COVID-19/ Koronavirusi ndërpret kampionatin e parë në Europë

Delo.autor

BRAZILI I PANDALSHËM/ Mposht me “poker” Perunë. Venezuela shtang Kolumbinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment