Futboll Sport

CR7 MASKOHET PËR HALLOWEEN/ Shikoni çfarë bën në qendrën stërvitore të Juventus (VIDEO)

Në prag të natës së Halloween, Juventus ka parë me të vërtetë shtrigat.

Penalltia e transformuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 96-të kundër Genoa-s ka shmangur barazimin e dytë radhazi të bardhezinjve dhe i ka kthyer ata në vendin e parë të renditjes, të cilin e kishin humbur përkohësisht pas fitores së Inter-it kundër Brescia-s.

Kështu, tri ditë para derbit kundër një Torino në krizë, kampionët në fuqi të Italisë kanë patur mundësi ta festojnë me të vërtetë Halloween-in.

Ai që ka menduar për gjithçka ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur të shkojë i maskuar në Continassa për të trembur shokët e skuadrës.

Juventus ka publikuar gjithçka rrjetet sociale, duke zbuluar edhe identitetin e “lojtarit misterioz”. Gjithsesi, nuk ka qenë e vështirë për tifozët dhe disa nga shokët e skuadrës që ta njihnin se kush fshihej pas maskës.

View this post on Instagram

Happy Halloween everyone 🎃👻

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

 

Related posts

“ËNDËRROJ BOTËRORIN ME SHQIPËRINË”/ Thomas Strakosha: Babai ishte superheroi im, ai nuk donte të bëhesha portier, por…

F.autor

Migjen Basha i pafat/ Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Neto, sulmuesi Jota ndëshkon me kokë Luksemburgun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment