Futboll Sport

CHAMPIONS/ “Katalanasit” përmbys Interin me Suarez (VIDEO)

Është mbyllur me rezultatin 2-1 super sfida e luajtur në Camp Nou mes Barcelona-s dhe Inter-it.

Ka nisur gjithçka mirë për italianët, të cilin kanë gjetur golin e avantazhi pas 2 minutash lojë me një gol të bukur të Lautaro Martinez.

Inter ka dyfishuar në të 27-ën me Antonio Candreva-n, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje. Reagimi i vendasve ka ardhur në pjesën e dytë.

Heroi i ekipit të Valverde-s ka qenë Luis Suarez, i cili ka barazuar në minutën e 58-të me një gol magjik dhe ka dyfishuar në të 84-ën pas një asisti të marrë nga Leo Messi.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka kapur Dortmund-in në kreun e renditjes së Grupit F me katër pikë, ndërsa Inter-i është në të tretin me një pikë, po aq sa Slavia Prague, që mban vendin e fundit për shkak të diferencës së golave.

Related posts

SPASTRIMET TE SKËNDËRBEU/ Ahmataj u vë “kryqin” 3 lojtarëve

Delo.autor

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Ja kur do të paraqitet Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha…

Delo.autor

Leave a Comment