Futboll Ligue 1 Sport

DEBUTUESI MË I MIRË NË HISTORINË E PSG/ Icardi kryeson renditjen e sulmuesve në 5 Ligat Europës (FOTO)

Muaji tetor ishte sigurisht ai i ringjalljes për Mauro Ikardi, pas një vere të vështirë te Interi. Sulmuesi në pronësi të zikaltërve, por në huazim me të drejtën e blerjes nga PSG-ja, i ka magjepsur të gjithë si në kampionatin francez ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në 7 ndeshje të zhvilluara, argjentinasi ka shënuar 7 gola, duke u bërë kështu debutuesi më i mirë në historinë e parisienëve, duke treguar performanca si pak të tjerë në Europë.

26-vjeçari është vlerësuar nga “CIES Football Observatory”, si sulmuesi me formën më të mirë për muajin tetor. Ikardi kryeson renditjen ku përfshihen sulmuesit në 5 kampionatet kryesorë në Europë. Pas tij renditen Imobile, Uillian, Stërling, Mupai, Buanga, Palasio, Rashford, Bernardeski dhe Beni Jeder.

Ajo që bie në sy është, se Ronaldo dhe Mesi nuk bëjnë pjesë në këtë renditje, duke ditur që argjentinasi u kushtëzua edhe nga një dëmtim.

Related posts

“DRIDHET” ROMA DHE MOURINHO/ Juventus nis kontaktet me yllin e skuadrës “verdhekuqe”, ja emri…

Delo.autor

Hidhet shorti në Kupën FA, mësohen çiftet e 1/8-tës

Q.Autor

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Shehi: VAR-i është i domosdoshëm, duhet të jemi më…

Delo.autor

Leave a Comment