Futboll La Liga Sport

GARETH BALE U LARGUA NGA “BERNABEU”/ Uellsiani vazhdon me të njëjtën sjellje ndaj Real Madrid

Real Madridi shkatërroi me  rezultatin 5-0 Leganesin ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të ne La Liga.

Për shkak të një dëmtimi, Gareth Bejl ishte i detyruar ta shikonte ndeshjen e djeshme nga tribuna. Ai shijoi spektaklin që dhuroi skuadra e tij në fushën e lojës, duke shënuar plot 5 gola. Por, mesa duket kjo nuk është se i ka interesuar shumë sulmuesit uellsian.

Sipas mediave spanjolle, Bejli u largua nga stadiumi në minutën e 82’, të ndeshjes duke humbur edhe golin e Joviç, i cili shënoi në minutën e 91’.

Një gjest ky shumë i ulët nga 30-vjeçari, i cili në vend që të shkonte të përgëzonte shokët e ekipit për rezultatin e arritur, vendosi të largohej nga stadiumi, duke mos e “çarë kokën” për ekipin e tij.

Related posts

SOLSKJAER NDËRDON “BAZËN E SË ARDHMES”/ Buxhet marramendës për merkaton e verës, synojnë të…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Nuk është portieri Shmajkëll, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Angli-Danimarkë

Delo.autor

Ndodh për herë të parë në histori/ Diferenca me Barcelonën është më e madhe se me vendin e fundit

Q.Autor

Leave a Comment