Futboll Seria A Sport

DËMTIMI I HYSAJT/ Napoli del me komunikatë zyrtare: Nuk do jetë gati për Shqipërinë!

Klubi i Napolit, ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas dëmtimit horror të Elseid Hysajt, në sfidën e sotme ndaj Torinos.

hysaj demtimi

Mbrojtësi i Kombëtares, ra me kokë gjatë një përplasje me Ansaldin në minutën e 33-të të takimit, ndërkohë që Napoli ka bërë edhe përditësimet mbi gjendjen e lojtarit, teksa shkruan se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimet e Shqipërisë.

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishtediagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares Shqiptare” – shkruan Napoli në një komunikatë zyrtare.

Ndërkohë, për shkodranin ka folur edhe trajneri Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Torinon. “Ai ka një frakturë në një kockë të kraharorit, ai do duhet të qëndrojë jashtë për disa ditë. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” – u shpreh Ançeloti.

Related posts

LUAN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Shqiptari shënon që në ndeshjen e parë, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

“DRIDHET” INTERI/ Abramoviç zbarkon në Milano për Romelu Lukakun. Marota ka gati…

Delo.autor

TOTTENHAM-ARSENAL/ Një përballje tepër speciale, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment