Futboll Seria A Sport

DERBI NË SHIFRA/ Trofe dhe “Topa të artë”, ja startistikat e super sfidës Inter-Juventus

Po afron “derbi i Italisë” dhe si gjithmonë pritja është e zjarrtë. Interi i Antonio Kontes e ka nisur sezonin me marshin e duhur dhe tani është me pikë të plota, ndërsa Juventusi i Mauricio Sarrit e ndjek.

Kështu Inter-Juventus është edhe sfida mes “të parëve të klasës”, përveçse ndeshja më e luajtur e futbollit italian. 2335 precedentët zyrtarë, mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe turneve të tjerë. Statistikat shohin Juven në avantazh me 106 fitore, kundrejt 71 të zikaltërve. E shumë shifra të tjera shpjegojnë se përse kjo ndeshje është më e ndjekura në panoramën italiane.

KAMPIONATE – Edhe një herë e para dhe e dyta e klasës. Nëse flitet për prezenca në kampionat fiton Interi, asnjëherë në Serinë B, me 88 sezone në “A”. E ndjek me vetëm 1 kampionat diferencë dhe bashkë me Romën, Juventusi (në kuotën 87). Kur flitet për tituj pozicionet ndryshojnë: Juvja drejton klasifikimin me 35, ndërsa zikaltrit ndjekin bashkë me Milanin me 18.

KUPA ITALIE – Edhe për kompeticionin e dytë italian, në krye qëndron njëra: Juventusi është skuadra që e ka fituar më shumë, plot 13 herë. Zikaltrit ndodhen në vendin e tretë me 7 (e dyta Roma, me 9). Për t’u shënuar: bardhezinjtë kanë mposhtur rivalin e nesërm dy herë në finale.

KUPAT EUROPIANE – Për sa u përket kompeticioneve kontinentale, ekziston njëfarë barazie. Interi është përpara me Champions (3-2). Ekuilibër në Kupën UEFA/Ligën e Europës me tre trofe për palë, ndërsa Kupën e Kupave e ka fituar vetëm një herë Juventusi. Asnjë afirmim për zikaltrit në Superkupën europiane, kundrejt një fitoreje të bardhezinjve. Ndërsa Kupa Ndërkontinentale/Botërori i Klubeve është fituar në çdo pjesëmarrje nga dy italianet.

KRYEGOLEADOR – Në krahun bardhezi është Alesandro Del Piero, me 289 realizime. Ndërsa në një më pak u ndal Xhuzepe Meaca (288).

“TOPA TË ARTË” – Mes të mëdhenjve që kanë veshur fanellat e Interit dhe Juves ka shumë “Topa të Artë”. Udhëheq Juventusi me 6 fitues (Platini, Sivori, Baxho, Zidan, Nedved dhe Kanavaro) në 8 edicione. Ndërsa Interi është i ndalur në 2 (Mateus dhe Ronaldo).

KOMBËTARJA – Janë dy skuadrat që i kanë ofruar më shumë lotjarë kombëtares italiane: fiton Juventusi me 145 thirrje kundër 113 të Interit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Prishjet e kontratave, ja lojtarët që janë me “valixhe në duar” tek Tirana…

Delo.autor

PESHK DHE ALGA/ Benzema i fiksuar pas dietës. Shef personal dhe stërvitje ekstra. “Topi i Artë” kërkon sakrifica

F.autor

KAOS TEK SENEGALI/ Koulibaly kërcënon të braktisë Kupën e Afrikës: ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment