Futboll Kategoria Superiore Sport

FLAMURTARI-TIRANA/ Pritet një duel ish-ësh dhe sikleti në Vlorë

Flamurtari i mbylli dje përgatitjet për ndeshjen e sotme me Tiranën. Ekipi do të jetë i plotë sot, ndërsa kosovari Mema ende nuk e ka kaluar dëmtimin. Pjesa tjetër e skuadrës është gati për të qenë në fushën e lojës. Një duel ish-ësh do të jetë ai i sotmi që luhet në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”.

Ardian Mema, Ilion Lika, Gentjan Muça, Agustin Torasa, Elton Kale, Idriz Batha, Pano Qirko përballen me vlonjatët, ndërsa Fjoralb Deliaj, Shpëtim Moçka, Ansi Nika, Jurgen Vrapi përplasen me bardheblutë, ekip ku kanë kaluar një pjesë të karrierës. Gjashtë ndeshje ka luajtur Tirana dhe Flamurtari sezonin e shkuar.

Në fakt, kanë qenë katër takime, por ndeshjet e Kupës së Shqipërisë që u luajtën njëra në janar që u zhvillua në dy ditë të ndryshme, pasi fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” u përmbyt nga një shiu i madh dhe tjetra në shkurt. Tirana gjithashtu ka për çfarë të mburret ndaj Flamurtarit, pasi bardheblutë kanë eliminuar vlonjatët nga Kupa e Shqipërisë.

Related posts

Prindërit e portierit të Kombëtares blenë nga pronat e tjetërsuara në Shëngjin

Q.Autor

ASKUSH NUK E DO MË NË “CAMP NOU”/ Barcelona i vendos çmimin e shitjes Coutinhos, ja vlera e çmendur

Delo.autor

Marcelo Brozovic bën një tatuazh “epic”

Sadik.Autor

Leave a Comment