Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TEUTA/ Lerda bën ndryshim në mbrojte, Shkëmbi surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërasi” supersfida mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javë 7-të të Kategorisë Superiore. Kjo përballje do të luhet pa tifozë, për shkak të dënimit me 2 ndeshje të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.

Skuadra e Lerdës vjen në këtë përballje me moralin e lartë, pas triumfin 1-2 ndaj bardhebluve, ndërkohë që durrsakët e Bledi Shkëmbit do të kërkojnë të surprizojnë.

Për sa i përket formacioneve, italiani ka preferuar vetëm 1 ndryshim nga ndeshja e fundit. Është ulur në stol Bitri, vendin e tij e ka zënë Boldor. Ndërkohë që tek Teuta, ndryshimet janë të shumta. Shkëmbi ka preferuar nga minuta e parë 2 sulmues të mirfilltë, Khalid dhe Nikaç.

17:00| PARTIZANI-TEUTA

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Boldor, Mala, Trashi, Romero, Broja, Melo, Çinari, Asani, Solomon. Trajner: Franko Lerda

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro, L.Vila, Aleksi, Avdyli, Gashi, Çyrbja, Khalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

“JE ARBITËR I DOBËT”! Stadiumi bosh dënon lojtarin me dy ndeshje skualifikim

Delo.autor

ZBULON NJË EPISOD ME ISH-TRAJNERIN SARRI/ Koulibaly kujton: Më tha kam nevojë për ty, por nuk…

Delo.autor

“GJENIU” I MESFUSHËS SPANJOLLE/ Iniesta tregon për momentet e errëta dhe të ndritura të karrierës së tij

Isa.Autor

Leave a Comment