Gabigol po kalon një formë shumë të mirë në Brazil te Flamengo ku është i huazuar nga Interi, por të njëjtën formë po kalon edhe jashtë fushave të lojës.
Prej kohësh sulmuesi ishte në një lidhje me motrën e Nejmarit, Rafaela Santos, prej të cilës ishte ndarë disa javë më parë.
Historia midis dy personave ka pasur disa ulje-ngritje, teksa duket se ata janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin. Diçka të tillë e tregon vetë Gabriel Barbola, i cili i komenton Rafaelës në një foto në “Instagram” me një fytyrë me sy të dashuruar.
Pikërisht kjo tregon se ata të dy janë rikthyer përsëri dhe kanë nisur një romancë tjetër.