Futboll Sport

“DEVOLLI” SURPRIZA E RE E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Flet kryebashkiaku Duro: Ja ëndrrat e mëdha për qytetin tonë të vogël

Pas fitores 2-1 të arritur në javën e katërt të Kategorisë së Parë kundër rivalëve kryesorë të Lushnjes, Devolli që drejtohet nga trajneri Stavri Nica ka marrë i kryesimin e Grupit B me 10 pikë të grumbulluara.

Devolli është një nga surprizat e këtij sezoni në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një futboll mjaft të mirë dhe shihen si pretendentët kryesorë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore.

Në një intërvistë të dhënë për Gazetën TemA, kreybashkiku dhe njëkohësisht presidenti i skuadrës së Devollit, Eduard Duro, ka rrëfyar ngritjen që i ka bërë futbollit në qytetin e tij dhe ëndrrën e madhe që kanë për tu ngjitur në Superiore.

Duro flet për çelsin e suksesit të kësaj skuadre që ka bërë një nisje fantastike në këtë fillim sezoni, rivalët në grupit B si dhe për shembullin që ka në aspektin financiar duke qenë mjaft korrekt me lojtarët dhe stafin drejtues.

Duro, Devolli ka pasur një ecuri fantastike në këtë start të kampionatit në Kategorinë e Parë duke kryesuar dhe renditjen. E prisnit një nisje të tillë?

Duke parë renditjen sot, në fillim kampionati dukej mision i pamundur, por duke ndjekur ecurinë e stërvitjes dhe përzgjedhjes së lojtarëve, besoja që do të ishim në vendet e para, por jo në krye. Përzgjedhja i është lënë në dorë trajnerit Stavri Nica, kështu që më ishte krijuar besimi në idete e tij.

Skuadra e Devollit shihet si favoritja kryesore për tu ngjitur në Kategorinë Superiore këtë sezon. Sa besim keni tek arritja e këtij objektivi?

Jemi skuader pa eksperience në këtë kategori dhe duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, besimi nuk na mungon, por duhet dhe eksperienca që duhet fituar ndeshje pas ndeshjeje.

Cili është çelsi i suksesit që ka kjo skuadër?

Çelesi i suksesit te FK Devolli është harmonia e arritur në skuader, përzgjedhja e elementëve të mirë dhe besimi i lojtarëve te stafi drejtues për objektivat e skuadrës.

Kë shihni si skuadrën rivale më të fortë për garën për një vend që të dërgon në Kategorinë Superiore?

Në këtë kategori ka ekipe me eksperiencë të gjatë dhe histori në futbollin shqiptar si Apollonia, Besa,Lushnja, të cilat kanë eksperiencën e mjaftueshme për të qenë pretendente.

Si një qytet i vogël si Devolli, si ndikon futbolli në jetesën e qytetarëve?

Bilishti është një qytet sportdashës dhe këtë e tregon dhe fakti që stadiumi mbushet pothuajse në kapacitetin e vet, por doja të theksoja që banoret e Devollit e duan ekipin në nivele konkuruese, pasi është një ndër aktivitetet argëtuese që ka Devolli.

Një tjetër shembull është dhe menaxhimi mjaft i mirë i financave, gjë që e vuajnë shumë shumë ekipe. Si arrini të jeni të sukseshëm dhe në këtë drejtim?

Për çeshtjen e financave të ekipit, mjafton një mirëmenaxhim dhe mirëplanifikim dhe çdo gje ecën sipas objektivave që i vendos vetes! Para formimit të ekipit kemi bërë planin buxhetor pastaj nënshkruam kontratat me futbollistët. Besoj se nuk do të na mungoje as ndihma e donatorëve. Për momentin kemi vetëm një donator, Gezim Xhaçi, por besoj se do të afrohen dhe të tjerë pas bisedave që kam zhvilluar me disa prej bizneseve te Devollit.

Festa mbas përmbysjes madhështore 😍FALEMINDERIT djema! 🙏🏼#ForcaDevolli ⚪️🔵

Gepostet von KF Devolli am Sonntag, 6. Oktober 2019

Related posts

KORONAVIRUSI/ Orë vendimtare për të ardhmen e Premier, klubet vendosin afat për mbylljen e sezonit

Delo.autor

SKANDALI/ Gruaja gjen ish-yllin e Realit në shtrat me shoqen e ngushtë, tani zbulohet se ajo e tradhtonte e para

Delo.autor

Vidal endet “në qiell”/ Mediat italiane”të paqarta” për të ardhmen e ish-yllit të Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment