Futboll Seria A Sport

“NUK ISHA UNË SHERRXHIU TEK INTER”/ Flet Nainggolan: S’i kam krijuar probleme askujt…

Raxha Naingolan thotë të vërtetën e tij lidhur me sezonin e vështirë(atë 2018-’19) të kaluar tek Interi. Mesfushori belg, sot i huazuar te Kaljari, është rrëfyer në një intervistë për mediat italiane që do zbulohet e plotë në datën 23 tetor:

“Shkruajnë se kam qenë krijuesi i problemeve tek Interi, por nëse pyesni shokët e skuadrës, të gjithë flasin mirë për mua, të gjithë do përgjigjen se jam i mirëpritur. Nuk i kam krijuar probleme askujt”.

NË VËSHTIRËSI

I transferuar si yll në “Appiano Gentile” verën e vitit 2018, Raxha nuk ka arritur asnjëherë të rezultojë vendimtar me Luçiano Spaletin në stol. Në një sezon me Interin luajti 36 ndeshje duke shënuar 7 gola. Përpara nisjes së epokës “Konte”, korrikun e kaluar, klubi e konsideroi jashtë projektit të ri, kështu menjëherë sapo pati rastin u largua, duke u rikthyer te Kaljari “i tij” në huazim për një sezon. Në Sardenjë deri tani ka zhvilluar 5 ndeshje, duke munguar për shkak të një problemi në pulpë në sfidat me Parmën, Xhenoan dhe Napolin. “Në Kaljari jam rritur si person”, përfundoi Naingolan. “Kur u riktheva, për mua ishte si të përjetoja përsëri adoleshencën, edhe pse me më shumë det dhe diell”.

Related posts

E kërkon Manchester United/ Trajneri i Kroacisë shtang anglezët: Do luaj me Bayernin

Isa.Autor

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Dëshmia “tronditëse”: Donin të na masakronin me hanxhar

Delo.autor

RREZIKON VENDIN E TRETË NË PREMIER/ Pochettino: Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment