Futboll Sport

“DI MARIA” DHE “DYBALA” I RI/ Juventusi gjen talentet e së ardhmes

Juventusi është skuadra e Kristiano Ronaldos dhe këtë e di kushdo, edhe ata që nuk janë të apasionuar me futbollin. Është edhe ekipi i disa kampionëve të tjerë që funksionojnë në perfeksion rreth portugezit. Juventusi është krijuar për të fituar shumë shpejt, në Itali dhe në Europë.soule

Por fakti që është e hedhur në sulm vetëm për trofetë, “Zonja” mendon edhe për të ardhmen. Ja pse në merkato ka siguruar shërbimet e Soulesë dhe po menaxhon nga afër Barrençean. Në vitet e fundit ka siguruar talente si Tongia, Riço, Lamana, Brentan, etj. Këta që përmenden më sipër janë talente të mëdhenj që po japin kontributin e tyre për kombëtaren e Italisë në Botërorin U-17.

Franko Tongia, 17- vjeçar, është një lojtar krahu i sulmit. Ka lindur në Torino dhe ka aftësinë që të luajë në të dyja anët e fushës, si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Ka driblim, potencë fizike të kënaqshme për moshën e tij.

Ka lindur në vitin 2002 edhe Alesandro Riço, me “profesion” mbrojtës qendre. Napolitan, me këmbën e djathtë, ka një shpejtësi të frikshme. Ajo e ndihmon që të mbulojë mirë zonat e tij kur skuadra është e zhbalancuar, por i pëlqen të kapë kundërshtarët që në mesfushë.

Françesko Lamana ka lindur në Ivrea dhe mban veshur fanellën e qytetit të tij. Kartoni është në pronësi të Juventusit. Është mbrojtës i djathtë 17-vjeçar dhe pikat e forta janë ndihma drejt sulmit dhe saktësia në ndërhyrje. Kroson dhe bën gjithçka nga e djathta. Në duelet një kundër një është shumë i fortë.

Matias Soule është 16 vjeç dhe në këtë moshë bëhet diferenca e pjekurisë së një lojtari. Është një majtosh delikat dhe ka idhull Di Marian. Ndoshta e ekzagjerojmë, por Soule jep shumë asiste dhe nuk ka frikë nga duelet me kundërshtarin, pikërisht si kampioni i PSG-së.

Dublin , Ireland - 13 May 2019; Francesco Lamanna of Italy during the 2019 UEFA European Under-17 Championships quarter-final match between Italy and Portugal at Tolka Park in Dublin. (Photo By Stephen McCarthy/Sportsfile via Getty Images)

Enco Barreneça është dy vite më i madh sesa Soule dhe mbi të gjitha luan në një pozicion tjetër. Argjentinasi është mesfushor qendror dhe nga pamja i ngjason Dibalës. Me karakteristikat që ka ngjason më shumë me Bentankurin. Aktualisht luan me Sionin.

Related posts

Safet Gjici si Maurizio Zamparini, katër trajnerë në një vit te Kukësi

Isa.Autor

ARRIN MARRËVESHJEN ME TATIMET/ Idrizi është i sigurt: Do të licencohemi, prej dy ditësh…

Delo.autor

Valverde: Griezmann është lojtar i madh, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment