Futboll Sport

E BUJSHME/ Një “aviator” amerikan kërkon blerjen e Romës, ja vendimi i presidentit të klubit

Den Fridkin është duke vëzhguar me kujdes situatën e Romës dhe ka vendosur si objektiv blerjen e saj. Sipërmarrësi amerikan është interesuar që të marrë klubin e Palotës dhe në orët e ardhshme, një grup pune do të nisë bisedimet për të kuptuar se sa e realizueshme është kjo gjë.

Kolosi amerikan mund të blejë klubin verdhekuq, por ekziston edhe mundësia që të futet si një investues dhe në fund të arrijë në blerjen përfundimtare të klubit. Fridkin është një sipërmarrës 54-vjeçar, i cili biznesin e ka ngritur bashkë me babanë (ka vdekur në vitin 2017) me shitblerjen e makinave.

Den është shefi i “Friedkin Group” prej dy vitesh dhe revista “Forbes” e vlerëson pasurinë e tij 4.1 miliard euro. Ky mal me para është ndërtuar falë ekskluzivitetit të tij për shpërndarjen e markës “Toyota” në 5 shtete si Teksas, Arnkansas, Luiziana, Misisipi dhe Oklahoma për një total prej 154 koncensionarësh.

Den ka trashëguar nga babai pasionin për aeronautikën dhe në vitin 2017 provoi që të blinte skuadrën e basketbollit Hjuston, por u parakalua nga Tilman Fertita. Megjithatë, impianti sportiv ku zhvillon ndeshjet kjo skuadër ka emrin “Toyota Center”, pikërisht prej grupit të Fridkin. Roma është në një fazë tranzicioni dhe është e hapur për ndonjë ndryshim pronësie. Palota ka pasur kritika të shumta nga tifozët verdhekuq.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pas “EURO 2020”, bomberi Lewandowski përpara vendimit të karrierës

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Tirana mposht Kampionët e Superiores dhe rimerr kreun

Delo.autor

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Ja reagimi i fëmijëve të Morata për dopietën e babait të tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment