Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DUA FITORE DHE NË KALÇETO NDAJ VËLLAIT TIM”/ Flet Trajneri Alban Bushi: Kur Rejës i duhen lojtarë, nuk…

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, ku ka folur për ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Kosovës. Bushi flet për lojtarët, fitoren ndaj “dardanëve” dhe festën që kuqezinjtë bënë, pas ndeshjes. Gjithashtu ai foli dhe mbi komunikimin që ka me Rejën.

Sfida ndaj Kosovës? “Kanë bërë një ndeshje të mirë dhe ishin të mobilizuar. Kishim kohë në dispozicion, ndaj u sollën mirë ndaj detyrave taktike. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kosova është një ekip i fortë”.

Loja? “Nëse e keni parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar atë. Kishte vetëm 15 minuta në pjesën e dytë që ata kishin më shumë kontrollin e topit. Kishin dy raste për gol, me Kastratin në pjesën e parë dhe me Mustafën në të dytën. Kishim më shumë raste, zotëruam shumë mirë lojën në fillim. Luajtëm rrjedhshëm , por dolëm para edhe me topa të gjatë me Brojën. Ai ishte pika jonë e fortë dhe duhet të shërbenim për të dhe të përdornim më pas sulmuesit e krahut”.

Ecuria e skuadrës? “Kemi ekip të mirë. Po t’i marrësh ndeshjet të gjitha, me Turqinë humbëm në mënyrë të pamerituar. Me Andorrën nuk na falet. Në Turqi mund të fitonim, por dolëm 2-2. Kishim rast të pastër me Omar Imerin dhe gjërat do shkonin ndryshe. Humbëm me Austrinë, një ndeshje që duhet të harrohet. Kemi edhe pesë ndeshje, dy prej tyre me Anglinë. Në futboll ndodh diçka. Mund të dalim edhe të dytët, nuk i dihet. Por mund të rrimë edhe me kaq pike.”

Festa e fitores? “Është njëlloj si me çdo ekip. Sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë”.

Presioni? “Humbjet të mërzisin. Këtu nuk është klub. Këtu shihet si luajmë futboll dhe nuk kemi çaluar. Kemi qenë mirë, përveç ndeshjes me Austrinë. Nuk kam pasur asnjë presion. Shumë lojtarë të Shpresave janë në ekipin A. Sadiku e Balaj kanë shkuar në ekipin A, por kanë bërë një pauzë dhe më pas kanë luajtur aty. Tani shihet te Shpresat direkt dhe kjo është gjë e mirë. Nuk jemi Gjermania të kemi aq shumë lojtarë. Na gëzon fakti që kemi lojtarë të mirë tek ekipi kombëtar. Me Selahin, Mihajn dhe Kumbullën do ishim ekip tjetër. Do kishim më shumë fitore me ekip të plotë”.

Reja? “Reja flet i pari, kur i duhen lojtarët i merr. Edhe nëse më duhen, unë nuk mund t’i them jo. Kombëtarja është më e rëndësishme. Edhe Panuçi nuk i merrte të na bënte dëm, I duheshin dhe nuk mërzitem pse i marrim”.

Related posts

E DUAN ME PATJETER/ Barcelona vendos një afat kohor për të pritur yllin e PSG

Isa.Autor

N’Golo Kante është prioritet për PSG, por a do ta lëshojë Chelsea?!

Isa.Autor

“NE FITOJMË NË FUSHË”/ Zidane: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin!

Delo.autor

Leave a Comment