Futboll Seria A Sport

PËR TRAJNERIN PIOL REZERVOHET NJË KALENDAR I HEKURT/ Ja 6 sfidat e ardhshme të Milanit

Stefano Pioli do të debutojë në timonin e Milanit më 20 tetor në 20:45 kundër Leçes në “San Siro”.

Do të nevojitet fitore dhe paraqitje dinjitoze për të fituar sadopak pëlqime, sepse më pas, kalendari për kuqezinjtë rezervon vetëm ndeshje me koeficient të lartë vështirësie. Më 27 tetor në 18:00, “Djalli” do t’i bëjë vizitë Romës, ndërsa në turin mesjavor (31 tetor) do të presë SPAL-in në “San Siro”.

Duke lënë mënjanë faktin se me të “voglat” Milani ka vuajtur gjithnjë në vitet e fundit, edhe të mëdhatë duken një kafshatë e madhe, sepse më 3 nëntor do të presë Lacion, ndërsa me 10 do të vizitojë Juven në “Allianz”. Nëse vështirësitë nuk mjaftojnë, kalendari rezervon edhe Napolin më 23 nëntor.

Ja kalendari i Milanit për 6 ndeshjet e radhës: 

MILAN – LEÇE 20 TETOR 20:45

ROMA – MILAN 27 TETOR 18:00

MILAN – SPAL 31 TETOR 21:00

MILAN – LACIO 3 NËNTOR 20:45

JUVENTUS – MILAN 10 NËNTOR 20:45

MILAN – NAPOLI 23 NËNTOR 18:00

Related posts

E FUNDIT/ Ylli arrin marrëveshjen e rinovimit me PSG, firmos deri më…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Tottenham kërkon 600 milionë euro për yllin gjigantëve të La Ligas…

Delo.autor

YLLI MBAPPE BËHET ÇËSHTJE KOMBËTARE NË FRANCË/ Ministrja e Sportit i lutet publikisht: Kylian, ti duhet të qëndrosh, duam…

Delo.autor

Leave a Comment