Futboll Gossip Sport

“MË NGACMOJNË SHUMË FUTBOLLISTË”/ Tifozja seksi e Napolit tregon: Wanda Nara ka qenë me fat… (FOTO)

Floriana Messina po çmend web-in dhe… futbollistët. Ish-konkurrentja e “Grande Fratello”, tifoze e madhe e Napolit, ka treguar për revistën “Chi” pasionin për ekipin e presidentit De Laurentiis.

Floriano tregon se ngacmohet vazhdimisht nga futbollistët, jo vetëm të skuadrave italiane.

“Me ngacmojnë shumë futbollistë, por jo vetëm të Napolit dhe të skuadrave të tjera italiane. Gjithçka ndodh në Instagram, nëpërmjet mesazheve private. E kanë provuar edhe futbollistë të Manchester City, Bayernit.. është e pabesueshme. Si fillim të dërgojnë një puthje ose të ftojnë për darkë. Lista është e gjatë. Nga të huajt mund të veçoj Sergio “Kun” Agueron dhe Jerome Boateng, kunatin e Melissa Sattas. Nuk dua të zbuloj futbollistët italianë, por e pranoj që pesë, madje jashtë, janë të Interit.

Mauro Icardi? Jo. Ai është djalë i mirë, Wanda Nara ka pasur fat me të: është i bukur, besnik dhe i pasur.”

Related posts

MENAXHERI PLAS “BOMBËN”/ Ferguson trukoi Manchester-Juventus për një orë Rolex

Delo.autor

Në Stoke City luten që Shaqiri të mbajë formën

Q.Autor

PRAPASKENA/ Zbulohet oferta FARANOIKE e Man City për MESSIN në vitin 2017

Isa.Autor

Leave a Comment