Futboll Seria A Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH PAS PUSHIMIT TË KOMBËTAREVE”/ Flet mesfushori Pjanic: Jemi duke e shijuar…

Juventusi arriti të mposhtë Bolonjën ditën e djeshme me rezultatin 2-1, në një ndeshje shumë të vështirë, teksa në fund rrezikuan të barazoheshin, pas rasteve të shumta të kundërshtarit.

Miralem Pjaniç ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje, teksa arriti të shënojë golin e avantazhit për bardhezinjtë, në minutën e 54’. Menjëherë pas përfundimit të sfidës, mesfushori boshnjak ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku u shfaq i lumtur për fitoren, por u shpreh se duhet ta kishin mbyllur ndeshjen më parë.

“Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi i kishim parë ndeshjet e mëparshme të Bolonjës. Ata ishin të organizuar dhe na shkaktuan probleme, por unë mendoj se e merituam fitoren. Krijuam shumë shanse dhe duhet të kishim shënuar edhe një gol për të qenë të qetë. Është e vështirë të luash pas pushimit të kombëtareve, kështu që më të rëndësishme janë tre pikët.

Ndoshta duhet të kishim lëvizur më shumë në fushë, për të krijuar hapësira. Ne po luajmë mirë me formacionin 4-3-1-2, skuadra është duke e shijuar futbollin që po bën. Thjesht duhet t’i mbyllim ndeshjet më shpejt që të mos jemi në presion deri në fund. Unë kam shënuar shumë këtë sezon dhe shpresoj të vazhdoj kështu.”, u shpreh mesfushori.

Related posts

Klubi kinez mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

Q.Autor

AKORD STRATEGJIK PËR TË ARDHMEN/ Barcelona i ofron kontratë de Ligt deri më 2024, ja kushtet ekonomike

Delo.autor

Zhbllokohen shifrat në “Selman Stërmasi”, supergol i Asanit ndaj Vllaznisë

Sadik.Autor

Leave a Comment