Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Cungu flet pas rikthimit: Ndaj Tiranës kënaqem edhe me…

Armando Cungu është emëruar tashmë trajneri i ri i Laçit, pas largimit të Sulejman Starovës.

Tekniku shkodran ka filluar menjëherë punën në stërvitje me Laçin, teksa vetëm këtë të shtunë do të ketë transfertë ndaj Tiranës. Në një intervistë për “Supersport”, Cungu tregon arsyet që e shtyen të rikthehet tek klubi kurbinas, ndërsa flet edhe për situatën e grupit të tij.

ARSYET – Respekti dhe dëshira është gjithmonë maksimale, që nga momenti i parë kur kam nisur punën te Laçi, ku kam fituar edhe trofe. Jam dashamirës i këtij klubi, kjo edhe për korrektesën e drejtuesve, por edhe respektin nga tifozët. Nuk u mendova dy herë kur më erdhi oferta.

GJENDJA – Laçin e kam parë dhe ka bërë ndeshje të mira, por fati nuk ka qenë në krahun e vet. Mund të kishin marrë më shumë pikë, por tani do shoh anën psikologjike më shumë. Duhet të luajmë me qetësi, dhe të synojmë të ngrihemi më lart.

OBJEKTIVA – Të gjithë  trajnerët kërkojnë suksese të mëdha, trofetë janë sukseset më të mëdha. Diçka të tillë e dua edhe unë, dhe te drejtuesit por edhe djemtë. Por, të jemi realistë. Duhet menduar të marrim sa më shumë pikë. Me kalimin e javëve, do shohim më qartë çfarë do arrijmë.

NDAJ TIRANËS – Kampionati është forcuar, dhe është e vështirë të luash ndaj kujtdo. Nuk e di nëse kanë rënë skuadrat e mëdha, apo janë ngritur ato të voglat, por sot ndaj çdo kundërshtari në Superiore, është e vështirë. Tirana është për t’u respektuar, për historinë ndër vite, por edhe për organikën që ka në dispozicion. Kemi mundësi për rezultat, por e pranojmë se dhe një pikë në Tiranë nuk do ishte keq për ne.

Related posts

Mbrojtësi i Francës futet në histori, pjesë e 10 legjendave që kanë arritur rekordin e jashtëzakonshëm

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ CHARLTON/ Florian Marku merr hakmarrjen dhe thumbon: Menduan se do të më poshtëronte, por…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pritet të largohet nga Skënderbeu nëse nuk hiqet dënimi, ja e ardhmja e Ilir Dajës

Delo.autor

Leave a Comment