Futboll Sport

EURO 2020/ Italia nuk u trembet “spiunëve” nga Greqia, me 4 sulmues. Ja skema ndaj helenëve

Stërvitja e fundit e kombëtares italiane është zhvilluar me dyer të hapura. Roberto Mançini e di se sot ndaj Greqisë luan shansin e parë për një kualifikim matematik në Europian, por njëkohësisht nuk i druhet ndonjë “spiuni” nga homologu helen.

Tri pikët në “Olimpico” vlejnë për ambiciet, qetësinë, por edhe rinovimin e kontratës së trajnerit që do të bëhet automatik sapo çështja e kualifikimit të jetë hipotekuar. Prova gjenerale në “Koverçiano” pa një formacion të rreshtuar me 4-3-3. Donaruma e ka vendin e sigurt në portë, ndërsa përpara tij do të luajnë D’Ambrozio, Bonuçi, Romagnoli dhe Spinacola.

Edhe vija e parë duket e vendosur me Belotin në majën e sulmit i shoqëruar nga krahët prej Insinjes dhe Kiezës. Dilemat e fundit duhen zgjidhur në mesfushë, ku përveç Verratit, do të luajë Zhorzhinjo dhe një mes Barelas dhe Bernardeskit, me këtë të fundit të avantazhuar për çështje energjish, çka do të bënte që Italia të kërkonte fitoren me plot katër lojtarë ofensivë.

MANÇIO, GATI – Me formacionin thuajse të vendosur, Roberto Mançini pret vetëm fillimin e ndeshjes me Greqinë për të marrë frytet e punës së tij në këtë javë grumbullimi. Në konferencën për shtyp përpara takimit me helenët, trajneri italian deklaroi: “Duam ta kalojmë këtë pengesë dhe jemi të vetëdijshëm se nuk ka për të qenë e lehtë. Kualifikimi është vetëm hapi i parë pasi dëshirojmë ta fitojmë kompeticionin. Europiani i mungon Italisë prej shumë vitesh. Ky është synimi primar, më pas do të kërkojmë edhe Botërorin”.

Greqia ka ndryshuar trajner dhe ky fakt i komplikon disi planet e Mançios që nuk e di se çfarë formacioni do të ketë përballë sot në mbrëmje. Pavarësisht këtij fakti, trajneri kërkon që skuadra të mos shpërqendrohet e në fushë të bëjë atë për të cilën ka punuar nën drejtimin e tij. “Kanë ndryshuar trajnerin dhe nuk e di se si do të luajnë grekët, por për ne ky nuk duhet të jetë një justifikim.

Capture

Duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje sepse nuk ka nevojë ta them unë se sa rëndësi ka për ne që të dalim nga fusha me tri pikë”, deklaroi Mançini, duke shtuar njëkohësisht se: “Kur e mora kombëtaren, nuk e dija se çfarë mund të ndodhte në 11 muaj. Kishte shumë rëndësi që të mos humbisnim kohë, të njiheshim me njëri-tjetrin dhe të gjenim rrugën e duhur. Me kalimin e kohës, them se jemi përmirësuar dhe për këtë djemtë meritojnë një “Bravo” të madhe”. Batuta e fundit e trajnerit i është kushtuar Xhanluka Vialit, një mik përveçse një ish-koleg. Pasi kanë luajtur së bashku te Sampdoria, Viali përflitet se do të jetë shef i delegacionit italian në Europian. “Nuk e di çfarë do të ndodhe, por më vjen mirë që federata ka menduar këtë rol për Vialin. Ka përvojë dhe qetësi të madhe, mendoj se do të ishte një ndihmë e madhe nëse vendos të na bashkohet në këtë eksperiencë”.

Related posts

TREGON ARSYET PSE NUK SHOQËROHET ME BECKAM/ Michael Owen shpjegon: Mua nuk më pëlqente të shkoja…

Delo.autor

Teuta-Vllaznia/ 15 minuta qetësi, skuadrat nuk rrezikojnë në fillimin e takimit

Sadik.Autor

PAS VERËS SË TRAZUAR/ Barcelona “blindon” të ardhmen me 400 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment