Futboll Sport

EURO 2020/ Italia njeh vetëm fitore, Mancini arrin rekordin e Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

Italia e Roberto Mancinit nuk njeh fjalë tjetër vetëm se… fitore! Janë tetë fitore në grupin e kualifikueseve  të Europianit 2020, ku axurrët janë kualifikuar që ndeshjen e shkuar ndaj Greqisë, por janë 9 fitore në total rradhazi në të gjitha kompeticionet, duke u barazuar kështu me Vittorio Pozzon dhe Italinë e ecurisë fantastike nga maji i vitit 1938 deri në mars të vitit 1939, pra kur do të niste edhe Lufta e Dytë Botërore…

Një sukses i arritur ndaj një kundërshtari të lehtë, sigurisht, pasi Luksemburgu ka pësuar që pas 2 minutash gol. Më pas, në pjesën e dytë, Italia, edhe pse me shumë rezerva, ka ndezur motorët dhe golin e Bernardeschit e kanë ndjekur ai i Belottit, Romagnolit dhe El Shaaraëyt. Në fund, sulmuesi i Torinos realizoi dopietën personale.

Tetë fitore, 24 pikë dhe 25 gola të shënuar, kundrejt 3 të pësuarve. Sakaq, Greqia ka mundur Bosnje Hercegovinën dhe tashmë Finlandës do t’i duhet vetëm një pikë që të festojë kualifikimin në dy ndeshjet e mbetura.

Related posts

NEYMAR U BLE PËR 222 MILIONË EURO/ Njihuni me 100 transferimet më të shtrenjta të historisë së futbollit (FOTO)

Delo.autor

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

E FUNDIT/ Rafinha arrin në Milano, pranë zyrtarizimit si lojtar i Inter

Q.Autor

Leave a Comment