Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Dopieta e Pepe shpëton Arsenalin, Lazio i Strakoshës humb në Skoci

Një tjetër paraqitje e dobët e Arsenalit në Emirates, por që fatmirësisht është mbyllur mirë teksa Topçinjtë kanë përmbysur 3-2 ndaj Guimareas.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Edwards, ish-lojtari i Tottenham. Braziliani Martinelli ka barazuar rezultatin, por vetëm pak minuta më pas Duarte ka rikthyer avantazhin për portugezët.

Pas pushimit Arsenali u hodh në sulm për të gjetur të paktën golin e barazimit dhe ia doli të përmbyste gjithçka me dopietën e Nicola Pepe.

Topçinjtë mbeten në krye të renditjes së grupit F me 9 pikë ndërkohë që Frankfurt është ngjitur në vend të dytë pas fitores me St Liege.

Celtic ka përmbysur ndaj Lazios duke fituar 2-1. Ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me Lazzari, por golat e Christie dhe Julien kanë përmbysur për vendasit në pjesën e dytë.

Related posts

KËRKOI TË LARGOHET NGA “PARISIENËT”/ Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës, ja negociatat kyçe

Delo.autor

Genoa 2:0 Inter, notat e lojtarëve

Q.Autor

RUSI 2018/ A është kjo Francë si e 1998-ës?

Sadik.Autor

Leave a Comment