Bundesliga Futboll Sport

FITOI BOTËROR ME KOBËTAREN NË 2014/ mendon largimin nga futbolli 28-vjeçari gjerman…

U projektua si një nga futbollistë më të mirë gjerman të shekullit 21.

Fitoi Botëror me Gjermaninë në 2014- të, por sot André Schürrle  po mendon seriozisht largimin nga futbolli. Për shkak të problemeve të shumta fizike, rendimenti i 28-vjeçarit në sezonet e fundit ka qenë gjithnjë në rënie.

Në një intervistë për “Phrasenmäher”, një “podcast” i “Bild”, André Schürrle foli për dyshimet e tij të fundit.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam menduar kurrë për tërheqjen. Sidomos në momentet më të vështira kam pyetur veten: Kam ende nevojë për futbollin, a e dua të gjithë këtë? Vit pas viti dua të vendos vetë nëse dua të vazhdoj, nëse kam ende motivim dhe nëse trupi im ndihet gati për këtë. Nuk e di, ndoshta do të luaj edhe një vit, apo dy.”

Related posts

“BOMBERI KUQEZI”/ CRESPO zgjedh favoritët e Europa League, nuk është MILANI

Isa.Autor

Dëborë e madhe në Kukës, ja si duket fusha pak minuta para se të nisë ndeshja (FOTO)

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Manchester United, uniforma e sezoni të ardhshëm është super

Sadik.Autor

Leave a Comment