Futboll Premier League Sport

THYEN HESHTJEN TEK ARSENAL PAS INCIDENTIT/ Xhaka u kërkon ndjesë tifozëve: Ju tregoj pse erdhi reagimi im

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur ditën e sotme publikisht për incidentin me tifozët e tij ditën e dielë, në takimin ndaj Kristal Palasit.

Xhaka ka kërkuar ndjesë tifozëve, ndërkohë shpjegon se kishte dalë nga vetja, prej abuzimeve që e kishin shoqëruar për një kohë të gjatë.

LETRA E XHAKËS

“Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jepja një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind të vetes.

Ndjenjat e mia që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve të fundit dhe muajve, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”.

Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.

Në këtë situatë, humba toruan dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Ky s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.

Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara.”

73404012_1151496728390594_999424746451894272_n

PANORAMASPORT.AL

Related posts

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Isa.Autor

Wenger nuk i zë besë Milan: Kualifikimi është i hapur…

Q.Autor

Leave a Comment