Gossip

“FUNDIN E MARTESËS E KAM JETUAR SI…”/ Melissa flet për vuajtjet me Boateng dhe ka një mesazh për të rinjtë e sotëm

Melissa Satta, modele dhe tifoze e Milan-it, ka folur për riafrimin e saj me Kevin Prince Boateng, sulmuesi i Fiorentina-s.

“Fundin e martesës e kam jetuar si një dështim. Është një gjë që nuk do të doje ta përjetoje kurrë. Më pas kemi rikuperuar pas një viti. Nuk mund të garantoj se gjithçka do të jetë perfekte, por nesër mund të them se e provova, të paktën për djalin tonë”, ka thënë ajo.

“Të rinjtë e sotëm duhet të reflektojnë sa e rëndësishme është ta mbash të bashkuar familjen. Qëndrimi bashkë është një sakrificë dhe një kompromis”.

“Unë kam bërë shumë sakrifica për Kevin. U transferuam në Gjermani për punën e tij dhe atje lindi djali ynë. Isha vetëm. Dashuria për familjen më ka lejuar të vazhdoj përpara. Sot jam e qetë. Do të ketë një fëmijë tjetër, do të doja që Maddox të kishte një vëlla të vogël, por nuk ka pse të nxitohemi, ka kohë”.

Related posts

MIRËSERDHME! Një vogëlushe i shtohet familjes Xhaka (FOTO)

Delo.autor

KALIMI TEK REJNXHËRS/ Bukuroshja skoceze shpërthen ndaj Kamberit: Gomar në shtrat dhe në fushë

Delo.autor

NIS PUSHIMET PARA SKUADRËS/ Ja si po i shijon Neymar festat e krishtëlindjeve… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment