Bundesliga Futboll Sport

TRAJNERI KOVAC RREZIKON SHKARKIMIN NGA BAYERN/ Ja tre alternativat që mund ta zëvendësojnë teknikun kroat

Niko Kovaç është në shënjestër dhe ndoshta “martesa” me Bajerin është në rrezik. Drejtuesit janë vënë në lëvizje, madje alternativa më e pëlqyer është Erik Ten Hag, i cili pret vetëm telefonatën nga Mynihu, ndonëse Ajaksi i tij vazhdon të shkëlqejë.

Trajneri holandez u është vetofruar gjermanëve javën e kaluar dhe “Sport 1” nënvizon se figura e tij është favorite, pasi i pëlqen shefit të klubit, Karl Hainc Rumeniges, jo vetëm për stilin e lojës, por edhe për marrëdhënien që di të ndërtojë me lojtarët.

Ralf Rangnik është një tjetër emër që lakohet, ndonëse edhe trajneri i Lajpcigut mund të rezultojë një bast i rrezikshëm, si Kovaçi, pasi te Bajerni, siç thuhet për ekipet e mëdha, “nuk ka nevojë për trajner për të fituar titullin”. Prandaj, ja tek del në skenë figura e Zhoze Murinjos.mou

Portugezi, edhe pse shpesh akuzohet për lojën e tij disi difensive, është një figurë që godet, një figurë e fortë, e cila garanton eksperiencë, sidomos në arenën kontinentale, me synimin për të fituar atë Champions, të cilën Murinjo e ka pasur në duar dy herë, me dy klube të ndrysmë si Porto dhe Interi dhe që Bajernit i mungon që prej vitit 2013.

Related posts

Argjentina, trajneri Scaloni: Situata e Icardi-t te Inter na penalizon

Delo.autor

FUTBOLLISTI I AJAX NË TOP FORMË/ Sekreti është studentja seksi e arkitekturës

F.autor

Firmino masakron Sergio Ramos/ Spanjolli është një futbollist idiot…

Sadik.Autor

Leave a Comment