Futboll Seria A Sport

“KAM NJË GRUP DJEMSH QË MË KUPTOJNË…”/ Konte: Nuk ka nevojë të presim 9 muaj, për të parë…

Në këtë sfidë zikaltërit do të hyjnë vetëm për të marrë tre pikët, në mënyrë që të qëndrojnë sa më afër Juventusir në renditje dhe për të shpresuar në një hap fals të bardhezinjve për të marrë vendin e parë në renditje.

Në prag të kësaj sfide ne konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Interit, Antonio Konte, i cili është shprehur: “Nuk duhet t’iu lëmë hapësira në fushë, pasi ata kanë lojtarë të rrezikshëm në skuadër, siç është Zhervinjo. Parma është një ekip shumë i fortë, do të jetë kënaqësi të luash përballë tyre.

Sulmi? Ne e nisëm mirë sezonin me tre sulmues në dispozicion, të cilët kanë karakteristika të caktuara. Dëmtimi i Sançez është një humbje e madhe për ne. Ne do të presim deri në riaftësimin e kilianit, ku shpresojmë të shkojë mirë.

Sa duhet të presim që të shohim Interin që kam në mendje? Nuk ka nevojë të presim 9 muaj për të parë një ide lojë të saktë. Ju e shikoni një ide loje menjëherë, sigurisht nëse ka, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Jam i lumtur sepse në këtë kohë kam në dispozicion një grup djemsh që më kuptojnë mirë.konte

Juventusi? Ne duhet të mos i shikojmë të tjerët. Fakti që ne jemi shumë afër tyre, duhet të na japë kënaqësi. Ndeshja me Sasuolon? Unë mendoj se e rëndësishme është të gjesh problemin që ekzistoi në atë ndeshje. “, përfundoi tekniku italian./p.sport

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

PREMIO PËR 8 KLUBE DHE SUPERKUPA/ Ja propozimet Ligës Profesioniste për sezonin e ri

Delo.autor

E FUNDIT/ Roma zyrtarizon trajnerin e ri, ja detajet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment