Futboll Seria A Sport

“KEMI PËSUAR SHUMË NGA PENALLTITË”/ Flet Sarri: Kundër Genoas do të jetë një ndeshje…

Juventusi do të presë në shtëpi Xhenoan ditën e nesërme, në një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Në këtë sfidë “Zonja e Vjetër”, vjen pas barazimit ndaj Leçes, dhe padyshim një hap tjetër fals nuk do të ishte i mirë.

Në prag të kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Muaricio Sarri, i cili shprehet kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë: “Skuadra po bën mjaft mirë. Jemi përshtatur me një mënyrë të re loje, atëherë është e qartë se kemi shumë për të përmirësuar. Mendoj se ne kemi më shumë potencial për tu rritur si skuadër.

Pjaniç nuk vuan më dëmtimin, por vetëm një lodhje. Dje ai nuk ishte në gjendje të punonte me skuadrën njëjtë si Higuaini. Daglas Kosta u bashkua ditën e djeshme me ekipin, por ai ka bërë pak stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Në ndeshjet e fundit ne kemi pësuar më shumë gola nga penalltia. Duhet ta kemi parasysh këtë.

Kundër Xhenoas do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Renditja e tyre nuk është aspak e njëjtë me atë që ata kanë treguar në fushë. Kanë cilësi të mira teknike dhe sulmues të rrezikshëm.”, përfundoi tekniku italian.

Related posts

KRIJIMI I “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Federatat bllokadë Realit dhe Juventus: Nuk do ta lejojmë

Delo.autor

TENIS/ Pezullohen ndeshjet e Australian Open, të gjithë me sytë nga qielli

Delo.autor

COPA DEL REY/ Pas një asist nga Marcelo, mbrojtësi Militao zhbllokon sfidën për Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment