Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Napoli do të presë ditën e nesërme në shtëpi Atalantën, në një ndeshe që pritet të dhurojë spektakël, për vetë faktin se të dyja ekipet bëjnë një lojë shumë të bukur.

Për këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili më parë ka pasur mundësinë t’i drejtojë të dyja këto ekipet.

Në një intervistë të dhënë për “Radio Marte”, 74-vjeçari ka folur për ndeshjen e nesërme, por edhe për lojtarin shqiptar Elseid Hysaj: “Napoli ka disa probleme në mbrojtje, dhe tani duhet të merret me dëmtimet e shumta. Ata duhet të luajnë me intensitet të lartë ndaj Atalantës, në të kundërt zikaltërit nuk do t’i lënë të marrin frymë.

Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Shumë shpejt ai pritet të rikthehet në dispozicion, pasi te Napoli rotacioni është i detyrueshëm. Ata janë një ekip i shkëlqyer të cilët luajnë çdo tre ditë ndeshje dhe e kanë të domosdoshëm rotacionin.

Nëse nuk bën ndryshime në formacion, duke luajtur gjithmonë me intensitetin e duhur për të fituar, rrezikon që lojtarët t’i kesh jashtë forme në fund të sezonit. Për më tepër, në ekipin kombëtar, Hysaj po jep maksimumin.

Ibra? Ai është shumë i fortë. Ançeloti e njeh atë më mirë se unë dhe do të vendosë nëse do ta marrë apo jo. “, përfundoi tekniku italian.

Related posts

Ngrihen akuza të rënda edhe ndaj Interit pas derbit me Juventusin

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Lazio mendon për të ardhmen, Igli Tare siguron transferojë dy binjakët…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish kampioni i botës në UFC “masakrohet” me një nokaut brutal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment