Futboll La Liga Sport

MERRET VENDIMI/ Kualifikueset e Botërorit u hapin punë, La Liga shtyn dy ndeshjet e kampionatit

Kualifikueset në Amerikën e Jugut kanë ndikuar negativisht në ecurinë e La Liga-s spanjolle teksa është vendosur shtyrja e dy ndeshjeve për javën e katërt të kampionatit.

Sevija-Barcelona dhe Vijareal-Alavesh janë dy ndeshjet e shtyra me kërkesë të presidentit të La Liga-s, Javer Tebas, pas pretendimet se këto skuadra kishin sasi të mëdha të lojtarëve të angazhuar me kombëtaret në Amerikën e Jugut dhe rikthimi i tyre në kohë do të ishte i pamundur duke bërë që të shtyhen të dyja ndeshjet.

Sevija-Barcelona dhe Vijareal-Alavesh ishin parashikuar për tu luajtur në datën 11 shtator, teksa në ditët në vijim La Liga do të marrë një vendim tjetër në lidhje me datën e re që do të luhen ndeshjet.

Related posts

KOEMAN DREJT “DIVORCIT” ME “KATALANASIT”/ Legjenda e Real Madrid: Jam gati ta drejtoj Barcelona-n

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Salernitana-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

ROMA DHE TOTTENHAM SHQFAQIN INTERES/ Hysaj vendos për të ardhmen…

Delo.autor

Leave a Comment