Futboll La Liga Sport

LAJM I KEQ PËR BARCELONËN/ Një tjetër lojtar dëmtohet në stërvitje dhe humb ndeshjen me “Zikaltërit”…

Nuk kanë fund problemet me dëmtimet për Barcelonën në këtë sezon, teksa së fundmi një tjetër lojtar ka shfaqur probleme dhe është larguar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas një njoftimi nga klubi katalanas afrimi i kësaj vere, Zhunior Firpo, ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e sotme kundër Interit.

Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Valverde, i cili tashmë nuk ka asnjë lojtar për krahun e majtë të mbrojtjes, duke ditur se në ndeshjen me Dortmundin u dëmtua edhe Xhordi Alba, i cili nuk është rikthyer akoma nga dëmtimi.

Mbrojtësi i cili u afrua nga Real Betisi, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe e ka të pamundur të jetë i pranishëm me katalanasit në një ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Interin.

Valverde tashmë në atë krah pritet të aktivizojë Nelson Semedo, edhe pse nuk është roli i tij natyral, por duhet të sakrifikojë për skuadrën, duke ditur që këtë rol e ka bërë edhe më parë.

Related posts

“Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”/ Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas

Q.Autor

PARA NDESHJES NDAJ GENOAS/ Strinic: Stërvitja e Milanit ishte e tmerrshme

Delo.autor

ISH-KAMPIONI BËN RRËFIMIN SHOKUES/ Mike Tayson tregon mënyrën si i shpëtonte dopingut

Delo.autor

Leave a Comment