Futboll Premier League Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Zbulohet nga prestigjozja “The Sun”, Guardiola po mendon largimin nga City nëse…

Pep Guardiola po mendon të largohet nga stoli i Mançester Sitit nëse gjërat nuk do të shkojnë sipas parashikimeve. Lajmin e sjell “The Sun”, që ka marrë në shqyrtim librin “Pep’s City: The Making of a Superman” të Lu Martin dhe Po Ballus, i cili do të dalë në treg së shpejti dhe ku lexohen disa pasazhe të vetë teknikut spanjoll.

“Presidenti e di që do të bëja një hap pas nëse gjërat nuk do të shkonin sipas planeve. Do të bëj çmos ta evitoj këtë gjë”. Në libër zbulohet gjithashtu se trajneri do ta vendosë skuadrën në “shtetrrethim” në periudhën e festave të fundvitit. Gjithçka lidhet me 22 dhjetorin e shkuar, kur lojtarët shkuan në diskotekë pas humbjes me Kristal Palasin, gjë që e tërboi Guardiolën.

Edhe ndëshkimet do të jenë relative, madje trajneri ka shkuar më tej duke aplikuar një ruletë për të caktuar masën e dënimit. “Jo më gjoba. Tani e tutje ata që thyejnë rregullat nuk do rrotullojnë ruletën për të mësuar dënimin”. Mes ndëshkimeve në listë janë ndihma për kopshtarët e klubit, kuzhinerët apo edhe në lavanderi.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

E BUJSHME/ Hajdutët futen në shtëpinë e Ronaldos, vjedhin bluzën me autograf

Delo.autor

E PABESUESHME NË “KATAR 2022″/ Ja momenti kur Ilicic i kundërpërgjigjet Rusisë me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment